Po vazhdon mbajtja e dëgjimeve buxhetore në Komunën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 22:49 / 16.08.2023

I pranishëm në të dy dëgjimet e sotme ishte Kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi, i cili bëri hapjen e dëgjimeve, ndërkaq prezentimin e projekt buxhetit për vitin 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025-2026 e bëri drejtorja e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Lindita Ballazhi, e cila theksoi se buxheti total i komunës Hani i Elezit për vitin 2024 do të jetë 3,349,278 €, ku përveç tjerash ajo prezantoi planifikimin e të hyrave, mënyrën e shpërndarjes së buxhetit nëpër të gjitha kategoritë e buxhetit, si dhe prezantoi projektet kapitale.

Si edhe në dëgjimet e tjera buxhetore, edhe tek dëgjimet e sotme, të pranishmit kishin mundësinë që përveçse të njoftohen me draft buxhetin për vitin 2024, poashtu ata kishin mundësinë edhe të jepnin ide e të propozonin projekte dhe investime të cilat atyre iu duken të arsyeshme dhe me leverdi për komunitetin tonë.

Të gjitha diskutimet dhe propozimet e dhëna në këto dëgjime do të merren parasysh dhe janë të paraqitura në procesverbalin e Dëgjimeve Buxhetore.

Komuna e Hanit të Elezit falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në takimet e sotme!

Me qytetarët, projektet bashkë i zgjedhim, bashkë i mbikëqyrim dhe bashkë i gëzojmë.