Po vazhdon përmirësimi i infrastrukturës teknike nëpër institucionet shkollore në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 14:42 / 06.07.2023

Hap pas hapi po marrin formë shkallët emergjente në shkollën fillore "Kështjella e Diturisë" në fshatin Paldenicë!

Projekti Kapital në kuadër të Drejtorisë për Arsim, "Rregullimi i Shkallëve Emergjente" që përfshihen në dy shkolla, atë në fshatin Gorancë dhe në fshatin Paldenicë, arrin shumën prej 20,000.00 euro, qëllimi i të cilit është intervenimi dhe rritja e sigurisë për nxënësit që vijojnë mësimin në ato shkolla.