Po vazhdon projekti i ndërtimit të shkallëve emergjente në shkollat e Komunës së Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 00:39 / 22.07.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Është finalizuar projekti "Ndërtimi i shkallëve emergjente në SHFMU Kështjella e Diturisë - Paldenicë dhe SHFMU Veli Ballazhi - Gorancë", me vlerë rreth 16,600 €.
Me këtë projekt, është arritur plotësimi i një nga rregullave bazë për ofrimin e sigurisë së nxënësve dhe personelit mësimor në objektet shkollore në rastet e rrezikshmërisë.