Renovimi i urës së Seçishtës po merr formën e saj

Hani i ElezitPostuar: 22:44 / 17.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:

Projekti i renovimit të urës së Seçishtës tashmë po merr formën e saj dhe po ofron më shumë siguri për këmbësorët.

Ky projekt është financuar në kuadër të skemës së granteve të Qeverisë Japoneze 🇯🇵për projekte të sigurisë njerëzore në nivel lokal , dhe tashmë projekti po vazhdon fazat e saj të punimeve, ku është shtuar aneksi (pjesa shtesë) për këmbësor duke ofruar siguri shumë më të madhe gjatë kalimit të saj , e me këtë rast është zgjeruar edhe rruga dykahore e urës, duke mundësuar kalim më të lehtë të automjeteve, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të vendoset edhe ndriçimi.

Bashkë për Hanin e Elezit!