Shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit edhe në Han të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 14:03 / 17.05.2023
Gjatë ditës së sotme, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ka realizuar aktivitete edukativo- shëndetësore me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit.
Po ashtu, u ofruan edhe kontrolle internistike (të zemrës) falas nga Dr.Isa Berisha - kardiolog.