Shpërndahen 10 makina për mjelje të lopëve për përfituesit nga Hani i Elezit

Hani i ElezitPostuar: 16:21 / 21.11.2023

“10 fermerët janë përfitues të thirrjes së LAB-it të datës 27.07.2023, Linja Programore 1.
LAB-i është një nga donatorët më të mëdhenj për fermerët e Hanit të Elezit, e cila deri më tani në vazhdimësi në periudha të ndryshme ka ndihmuar në ngritjen e bizneseve të reja, në zhvillimin e bizneseve ekzistuese, e po ashtu edhe për individë.
Në emër të banorëve të Hanit të Elezit falënderoj LAB-in, duke uruar për vazhdimin e bashkëpunimit.” – ka shkruar kryetari Ballazhi.