Thirr pa pagesë në Komunën e Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 09:47 / 17.07.2023
Njoftimi i plotë nga Komuna e Hanit të Elezit:
I informojmë qytetarët se nga data 17.07.2023, se në Komunën e Hanit të Elezit kemi vënë në dispozicion një linjë telefonike pa pagesë për të gjitha pyetjet, konsultimet, përkrahjen dhe ndihmën në lidhje me çështje të cilët mund t'i zgjidhë komuna.
Linja telefonike pa pagesë 0800 11017 do të jetë në dispozicion çdo ditë pune nga ora 08:00 - 16:00 dhe zyrtarët përgjegjës do të komunikojnë me ju.
Komunikimi publik dhe i shpejtë është përgjegjësi e përbashkët për informim më të saktë!