Thirrje për aplikim për grante të reja për punësim dhe vetëpunësim për bizneset e grave të Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 12:04 / 13.06.2023

Në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” I SEE që financohet nga Agjencioni Austriak per Zhvillim (ADA) me fondet e Koorporatës Austriake për Zhvillim (ADC), grantet nga Kosova Women for Women parashohin që për bizneset e grave të ndajë grante me shumë deri në 3,800.00 EUR. Këto grante do të ndahen në formë të bashkëfinancimit me 20% pjesëmarrje të biznesit. Po ashtu, përfitueset e grantit do të përfitojnë edhe nga këshillimet rreth biznesit që iu ofron projekti.

Qëllimet e grantit janë:

• Mbështetje për bizneset e grave
• Krijimi i bizneseve të qëndrueshme
• Përmirësimi i pozitës së grave në tregun e punës
• Përmirësimi/zhvillimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja.

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin përkatës së bashku me dokumentacionin e kërkuar në formën PDF, në e-mail adresën grants@k-w4w.org.

Afati për aplikim është deri më 21 qershor 2023 deri me 23:59.

Për Udhëzuesin për Grante dhe Formën e Aplikimit klikoni ne faqen:
https://www.k-w4w.org/thirrje-per-grante-2/