Vazhdon digjitalizimi i shkollave në Han të Elezit
Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Sot, Komuna e Hanit të Elezit, përkatësisht Drejtoria për Arsim ka pranuar donacion nga RC-W (Komanda Rajonale e KFOR - Perëndim), falë krijimit të bashkëpunimit mes Komunës Hani i Elezit dhe Kontigjenteve të KFOR-it.
Në këtë takim, për nënshkrim të pranim dorëzimit të donacionit ishte edhe Komandanti i RC-W, Kolonel Gabriele Vacca bashkë me stafin e tij, të cilët i falënderova për gatishmërinë e tyre për të plotësuar nevojat dhe kërkesat në fushën e arsimit dhe edukimit.
Në këtë donacion përfshihen:
- 4 panele të sheshta interaktiv IQ Board
- 4 mbajtëse të ekranit LCD/Led portativ
Nga ky bashkëpunim i finalizuar me donacion ka përfituar nga një tabelë të mençur ShML "Dardania" dhe shkollat fillore, ku me ç'rast kanë filluar menjëherë me implementimin e procesit mësimor përmes pajisjeve të pranuara.
Vazhdojmë drejt digjitalizimit të të gjitha shkollave në Han të Elezit.