Vendosen 26 shtylla të reja të ndriçimit publik në rrugën "E Të Përndjekurve" në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 22:50 / 05.07.2023

Projekti i vendosjes së 26 shtyllave të reja me shtrirje afro 670 metra të ndriçimit publik në rrugën "e Të Perndjekurve" është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sonë urbane dhe rritjen e sigurisë publike.

Nëpërmjet këtij projekti shfaqim përkushtimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe kualitetit të jetës së banorëve tanë. – thuhet në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit.