Zhvillohet aksioni “Dhurimi i gjakut, shpëton jetë” në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 22:44 / 02.06.2023

Postimi i plotë nga kjo komunë:

Dhurimi i gjakut, shpëton jetë!

Kjo ishte motoja e aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, e realizuar në bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare për Tranfuzionin e Gjakut në Kosovë, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit dhe Bashkësisë Islame-dega në Han të Elezit, si dhe me asistimin e stafit nga QKMF-Hani i Elezit.

Gjatë këtij aksioni, janë regjistruar gjithsej 133 dhurues të gjakut, të cilët me anë të kësaj ju dalin në ndihmë personave në nevojë për gjak.

Komuna e Hanit të Elezit falënderon të gjithë dhuruesit e gjakut, ku çdo herë e më shumë po rritet numri i tyre.