Ahmeti fton të investohet në Lipjan, si taksojmë bizneset
Lipjani është njëra prej komunave më të përshtatshme për investime. Krahas afërsisë me kryeqytetin dhe Aeroportin, Lipjani madje nuk i ngarkon as me taksa komunale bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë komunë.Kështu thotë kryetari Imri Ahmeti, i cili gjatë një interviste për Ekonomia Online, numëron shumë përparësi të Lipjanit, ndërsa fton të interesuarit për investime.Arsyet janë të shumta. Në Lipjan, e para nuk kemi asnjë lloj takse për bizneset, pastaj është afërsia me Prishtinën, Aeroporti në territorin tonë dhe janë disa prerogativa që mendoj se donatorët në kuptimin e investimeve do ta kenë shumë ma lehtë të investojnë në Lipjan, sesa në komuna të tjera, shprehet Ahmeti.Atraktivitetin e komunës që ai drejton do ta rrisë edhe Zona Industriale, ndërtimi i të cilës, sipas tij, do të nisë së shpejti në një hapësirë prej 56 hektarëshGjatë intervistës, i pari i komunës së Lipjanit ka folur edhe rreth trajtimit të ujërave të zeza, për të cilën ka theksuar se duhen mjete buxhetore për ta stagnuar këtë problem me të cilin ballafaqohen.Një pjesë e këtij problemi është zgjidhur megjithatë, Lipjani ka nevojë shumë për investime në trajtimin e ujërave të zeza. Ende nuk e ka qyteti i Lipjanit ujëmbledhësin e ujërave të zeza dhe është një problem jashtëzakonisht i madh dhe shqetësues për komunën e Lipjanit, deklaron Ahmeti.Po ashtu ai ka folur edhe për buxhetin e komunës se a i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve lipjanas, për papunësinë e rritjen ekonomike, bujqësinë si një sektor premtues për zhvillim ekonomik, e për faljen e borxheve
Kështu thotë kryetari Imri Ahmeti, i cili gjatë një interviste për Ekonomia Online, numëron shumë përparësi të Lipjanit, ndërsa fton të interesuarit për investime, Arsyet janë të shumta.
Në Lipjan, e para nuk kemi asnjë lloj takse për bizneset, pastaj është afërsia me Prishtinën, Aeroporti në territorin tonë dhe janë disa prerogativa që mendoj se donatorët në kuptimin e investimeve do ta kenë shumë ma lehtë të investojnë në Lipjan, sesa në komuna të tjera, shprehet Ahmeti.
Atraktivitetin e komunës që ai drejton do ta rrisë edhe Zona Industriale, ndërtimi i të cilës, sipas tij, do të nisë së shpejti në një hapësirë prej 56 hektarësh.
Gjatë intervistës, i pari i komunës së Lipjanit ka folur edhe rreth trajtimit të ujërave të zeza, për të cilën ka theksuar se duhen mjete buxhetore për ta stagnuar këtë problem me të cilin ballafaqohen.Një pjesë e këtij problemi është zgjidhur megjithatë, Lipjani ka nevojë shumë për investime në trajtimin e ujërave të zeza. Ende nuk e ka qyteti i Lipjanit ujëmbledhësin e ujërave të zeza dhe është një problem jashtëzakonisht i madh dhe shqetësues për komunën e Lipjanit, deklaron Ahmeti.
Po ashtu ai ka folur edhe për buxhetin e komunës se a i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve lipjanas, për papunësinë e rritjen ekonomike, bujqësinë si një sektor premtues për zhvillim ekonomik, e për faljen e borxheve./Ekonominaonline/InfoKomuna/