Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Istogut
Gjatë kësaj mbledhje KKSB ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Siguria në zonën e përgjithshme të PK, Informatë nga Institucionet tjera (KFOR-i, FSK-ja, Arsimi, Përfaqësues të komuniteteve etj, problemet e infrastrukturës që ndikojnë në siguri në zonat urbane të minoriteteve, ndotja e ambientit-lumenjve dhe deponitë ilegale si dhe ngritja e nivelit të sigurisë së qytetarëve dhe të pronave të tyre nga fatkeqësitë natyrore, sanimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi gjendjen e sigurisë në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile.
Komandanti Gashi raportoj për nëntë mujorin e këtij viti ku u shpreh se gjatë kësaj periudhe kemi pasur 538 raste ku zbulueshmëria e tyre është 82.5%, vepra penale 368 raste ku zbulueshmëria është 74.6%, 161 aksidente, 44 me lëndime,117 me dëme, persona të lënduar 78, tiketa të lëshuara 2526, arrestime 277, të ndaluar 86 persona, arme të konfiskuara 174, municion 56 cope, në 115 raste kemi asistuar, lëndime të renda 2 raste, 100 raste me lëndime të lehta, 34 raste të vjedhjeve, vjedhje të renda 37. Gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar kemi pasur ngritje te rasteve të dhunës në familje ku gjatë vitit të kaluar kemi pasur 34 raste ndërkaq gjatë këtij viti 47 raste, tha nder të tjera Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi,
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.