Istogu filloi fushatën “Tetori Rozë”

IstogPostuar: 17:27 / 03.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ferati:

“Tetori Rozë”

Filluam fushatën “Tetori Rozë” dedikuar luftës kundër kancerit të gjirit dhe vizituam sallën ku është vendosur Mamografi, ku shumë shpejt pritet digjitalizimi i tij.

Mamografi, mundëson zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, dhe do të jetë në shërbim për të gjitha gratë dhe vajzat e Komunës së Istogut.