Istogu shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

IstogPostuar: 16:55 / 04.12.2023

Qëllim i këtij aktiviteti  ishte mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara si dhe diskutimi i përbashkët për kërkesat dhe nevojat e tyre,  mbrojtjen e të drejtave të personave më aftësi të kufizuar, ofrimin e qasjes,  pjesëmarrjen e tyre në sfera të ndryshme  të shoqërisë, sfidat dhe vështirësitë që hasin përgjatë përditshmërisë.

OJQ “Handikos” në Istog po ashtu ka ndarë mirënjohje për Kryetarin Ilir Ferati për kontributin e dhënë për Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së fëmijëve.