Ka filluar ndërtimi i trotuarit në Shushicë të Epërme të Komunës së Istogut

IstogPostuar: 14:26 / 29.08.2023

Në fillimin e realizimit të këtij projekti, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Abedin Kabashi.

“Ky trotuar është në shërbim të gjithë qytetarëve e në veçanti të nxënësve, të cilët udhëtojnë përgjatë kësaj rruge, nga lagjet e tyre, e deri në shkollë."

Ndërtimi i trotuarit në Shushicë të Epërme, është pjesë e projektit për ndërtim të trotuareve nëpër lokalitete të Komunës së Istogut.