Kanë filluar korrje shirjet edhe në Komunën e Istogut
Me ketë rast shtabi ka lëshuar këto rekomandime për fermerë, auto kombajnerë dhe akterë të tjerë që involvohen në ketë proces:
- Informojmë kombajneret, prodhuesit dhe deponuesit e grurit: që të ndermirën te gjitha masat e domosdoshme dhe te nevojshme parandaluese dhe operuese për mbrojtje nga zjarri, gjatë fushatës së korrje – shirjeve te sivjetme ashtu që të përfundoj pa ndonjë fatkeqësi të kësaj natyre.
- Kombaji dhe makineria tjetër e angazhuar ne ketë proces te jetë e pajisur me mjete mbrojtëse nga zjarri (aparati P-9, kazma dhe dy lopate)
- Pastrimi i rregullt i filtrave të mekanizmit fshirës, servisimi dhe furnizimi me karburant te bëhet në vende te sigurta jashtë parcelave te mbjella me grurë.
- Aplikimi i metodave te veçanta për korrjen e sipërfaqeve të mëdha duke ber ndarje me shirita me qellim te parandalimit te zjarrit eventual
- Ndalohet pirja e duhanit gjatë procesit te korrje shirjeve dhe në autokombajë,
- Të mos përdoren mjetet me flakë të hapur apo edhe ato që prodhojnë shkëndija, qoftë për riparime apo aktivitetet tjera pune.
- Shtabi Komunal i Korrje Shirjeve, se bashku me Inspektorin për e Parandalimin e Zjarrit dhe Inspektorin e mjedisit qe nga nesër do monitorojnë zbatimin e këtyre rekomandimeve dhe pajisjet e mbrojtjes nga zjarri ne auto kombajna.
Për çdo rast emergjent, zjarr apo fatkeqësi tjetër kontaktoni numrin emergjent 112.