Kanë vazhduar dëgjimet publike në Komunën e Istogut

IstogPostuar: 22:06 / 14.06.2023

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati me stafin e tij diskutuan për kërkesat dhe prioritetet konkrete të qytetarëve në mënyrë që ato të përfshihen në planifikimet buxhetore.

Në këto takime të dëgjimeve buxhetore qytetarët kanë rastin dhe të drejtën të bëjnë propozimet e tyre në mënyrë që ato të inkorporohen në planifikimin buxhetor për KAB 2024 – 2026.

Takimet vazhdojnë edhe sot në Gurrakoc dhe Banjë.