Komuna e Istogut lanson platformën “Konsultohu me Psikologun”

IstogPostuar: 14:57 / 10.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ferati:

“KONSULTOHU ME PSIKOLOGUN”

Me ngrohtësi prita sot në takim Forumin e Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku diskutuam rreth shëndetit mendor dhe psikoedukimit dhe bashkë me ta lansuam platformën “Konsultohu me Psikologun” si Komuna e parë në Republikën e Kosovës.

“Konsultohu me Psikologun” është një platformë që i shërben rritjes së vetëdijes për shëndetin mendor e cila mundëson thirrjen telefonike pa pagesë për konsultim me mundësi anonimiteti me psikologun për të gjithë ata që kanë nevojë.

Telefono në: 0800 110 09