Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me IOM-in
IstogPostuar: 19:13 / 28.07.2023
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëfinancim në mes të Komunës së Istogut dhe IOM-it, nga programi EU-CSP IV i financuar nga Bashkimi Evropian, kjo marrëveshje ka të bëjë me Furnizimin me mjete konkretizimi/laboratore shkencore për shkollën fillore "Trepça" në Banjë e që kap vlerën totale prej 15,752.60 euro.
Komuna e Istogut do ta mbështesë implementimin e projektit për kabinetin e lëndëve shkencore në shkollën fillore të mesme të ulët “Trepça” në Banjë, ku në këtë shkollë vijojnë mësimin përveç nxënësve shqiptar edhe ata të komunitetit jo shumicë.
Implementimi i këtij projekti do të krijoj kushte të veçanta edukative dhe arsimore.