Komuna e Istogut ofron mbështetje për fëmijët me dëmtime në të parë në procesin edukativo arsimor
Në kuadër të Memorandum Mirëkuptimit të nënshkruar javë më parë nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe Kryetari i Lions Internacional – Club Peja Bekim Shoshi, për programin “Mbështetje për fëmijët me dëmtime në të parë në procesin edukativo arsimor”, në ambientet e Poliklinikës Shoshi & OptikaYlli u nënshkrua një Aneks-Marrëveshje në mes të Peja LC, LC Istogu Elit dhe Poliklinikës Shoshi & Optika Ylli/Oftalmologe Flaka Shoshi, për ofrimin vizitave oftalmologjike FALAS për të gjithë nxënësit, nga të gjitha shkollat e komunës së Istogut, që në kuadër të projektit janë vlerësuar me probleme në shikim.
I pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe drejtori i DKA-Istog, Naim Behlulaj i cili vlerësoi lartë këtë marrëveshje bashkëpunimi me Poliklinikën Shoshi & Optika Ylli si dhe projektin vullnetar në tërësi.