Komuna e Istogut shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë me rastin e Kurban Bajramit
IstogPostuar: 13:39 / 26.06.2023
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Merita Bytyqi tha se këto pako janë të financuara nga buxheti i Komunës së Istogut.
Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove është bërë nga lista e familjeve në asistencë sociale, të cilën e posedon Drejtoria për Mirëqenie Sociale.