Komuna e Istogut vazhdon me mbajtjen e diskutimeve publike
Komuna e Istogut, sot ka mbajtur diskutim publik për:
1. Plotësim Ndryshimin e Rregullores për Transparencë Komunale,
2. Draft – Statutin e Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Istogut dhe
3. Planit të Ekipit të Komunës për të Drejtat e Fëmijëve – Istog 2024-2026.
Qytetarët e pranishëm patën mundësinë që të kontribuojnë me propozime konkrete në mënyrë sugjerimet e tyre të përfshihen në finalizimin e këtyre dokumenteve zyrtare.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale Merita Muzlijaj Bytyçi, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj Draftin dhe Planin para qytetarëve të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këto dokumente.
Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre dokumenteve, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këto propozim dokumente në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://kk.rks-gov.net/istog/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.