Kryetari Ferati mban takimin e dytë me qytetarë

IstogPostuar: 15:06 / 29.12.2023

Lidhur me këtë takim, kryetari Ferati ka shkruar:

Sot, në përmbyllje të vitit 2023 mbajta takim me bashkëqytetarët tanë me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për të gjitha projektet e realizuara, sfidat dhe të arriturat e komunës gjatë këtij viti, duke u nisur nga Shëndetësia, Mirëqenia dhe Barazia, Arsimi, Kultura, Rinia dhe Sporti, Bujqësia dhe Turizmi si dhe Zhvillimi Ekonomik.

Për këtë fundvit falënderojë të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe investitorët e tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Istogut në realizimin e projekteve të ndryshme gjatë gjithë këtij viti. Falënderim i veçantë për të gjithë qytetarët pa dallim për mbështetjen e tyre për dy vite qeverisje, po ashtu falënderoj të gjithë drejtorët e drejtoratëve dhe stafin komunal për punën e tyre të mirë dhe përkushtimin e tyre ndaj institucionit.

Ne do të vazhdojmë të jemi afër Jush në çdo kohë për të ofruar zgjidhje për secilën kërkesë në mënyrë që të jetësojmë qëllimin tonë të përbashkët: Istogu, qytet i të gjithëve e për të gjithë - pa dallim!

I juaji,
Iliri