Kryetari Ferati nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive dhe OJQ-ve në Istog

IstogPostuar: 14:55 / 19.07.2023

“Qeverisja jonë do të përkujdeset që Rinia, Sporti dhe Kultura të kenë mbështetje të vazhdueshme për aktivitetet kulturore e sportive”, tha Kryetari Ferati, ai po ashtu uroi përfituesit e subvencioneve gjersa i uroj edhe për suksese të reja gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësuesit e organizatave dhe klubeve sportive kanë falënderuar Kryetarin Ferati për përkrahjen, duke theksuar që kjo është edhe një ndihmesë shtesë që po ju bëhet klubeve sportive dhe OJQ-ve në Istog.