Kryetari Ferati nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për 15 projekte të ndryshme

IstogPostuar: 00:42 / 13.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ferati:

15 projekte të natyrave të ndryshme por pa dyshim me një rëndësi të veçantë!

Me kënaqësi ju njoftoj se sot kam nënshkruar marrëveshje me bashkëfinancim të projekteve në mes të Komunës së Istogut dhe komunitetit.

Si rezultat i këtyre marrëveshjeve dhe mjeteve që u siguruan nga qytetarët bashkë me kontributin buxhetor të Komunës së Istogut, do të realizohen 15 projekte të natyrave të ndryshme, si; Infrastrukturë rrugore, renovime të shtëpive kulturore, kanale vërshuese dhe rrethoja të varrezave.