Kryetari Ferati nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Caritas
IstogPostuar: 19:14 / 17.10.2023
“Sot, prita në takim përfaqësues nga organizata Caritas me të cilët nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për projektin TAKE, i cili ka për qëllim “Avancimin e Përbashkët të Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë.” Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i nivelit parashkollor në arsim si dhe pajisjen me elemente që ndihmojnë zhvillimin e mësimit dhe përfshirjen sa më të madhe të nxënësve.” – ka shkruar kryetari Ferati.