Kryetari Ferati priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it Italian, Kolonel Gabriele Vacca

IstogPostuar: 12:15 / 12.09.2023

Ky takim kishte karakter njoftues por nuk përjashtua diskutimi për rrjedhën e punëve në Komunën e Istogut, fazat e projekteve që janë në shqyrtim dhe të atyre drejtë finalizimit, e me theks të veçantë u diskutua për sigurinë në Komunën e Istogut.

Kryetari Ferati e Koloneli Vacca, kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Komunës së Istogut dhe KFOR-it, si dhe është vlerësuar lartë bashkëpunimi i deritanishëm.