Kryetari Ferati priti në takim Kryetarin e KPMSHCK-së, Jeton Koca
IstogPostuar: 15:35 / 06.09.2023
Në këtë takim u diskutua për sfidat mbi zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil në Komunën e Istogut si dhe për klasifikimin vendeve të punës të shërbyesve civil që është i paraparë të përfundoj në muajin Shtator.
Kryetari Ferati, të pranishmit, i falënderoi për vizitën dhe për bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njoftoi që Komuna e Istogut është në përfundim të procesit të klasifikimit të vendeve të punës të shërbyesve civil.
Në fund Kryetari Ferati dhe z. Koci u dakorduan për koordinim të mirëfilltë në bashkëpunime të ardhshme.