Kryetari Ferati priti në takim përfaqësues të Asociacionit të Komunave, NALAS dhe GIZ

IstogPostuar: 17:29 / 25.10.2023

Ky takim u zhvillua për të diskutuar për projektin e ri (SoRi 3) i cili ka objektiv të përgjithshëm forcimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve të cenueshme në përputhje me parimet gjithëpërfshirëse të agjendës 2030 "Leave no one behind".

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të një qendre ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën Istogut.