Kryetari Ferati priti në takim Zëvendëskryeministren, Emilija Redzepi
IstogPostuar: 15:26 / 24.08.2023
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa teme të rëndësishme, si pozita e komuniteteve joshumicë dhe marrëdhënieve ndërpersonale të punonjësve si dhe investimet në vendet ku jetojnë komunitetet.
Duke e falënderuar znj. Redžepi për vizitën e saj dhe përkrahjen e vazhdueshme për komunitetin jo shumicë në Komunën e Istogut, Kryetari Ferati tha se “Komuna e Istogut vazhdimisht ka qenë përkrahëse e madhe e të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Istogut pa asnjë dallim dhe pa dyshim që do të vazhdojmë me përkrahje të tillë.”