Kryetari Ferati priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

IstogPostuar: 17:17 / 31.10.2023

Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e çështjeve publike në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të suksesshme të mbështetjes ushtarake, si dhe mësimet që mund të nxirren nga ndihma ushtarake e ofruar më parë për operacionet e autoriteteve civile në raste të fatkeqësive natyrore dhe raste të tjera emergjente.

Me këtë rast, zv/ministri Syla i ka ofruar z. Ferati burimet ushtarake që do të përdoren për të ndihmuar Komunën e Istogut dhe komunat e tjera të Republikës së Kosovës në promovimin e mirëqenies së përgjithshme të komunitetit.