Kryetari Ferati uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar

IstogPostuar: 14:34 / 28.11.2023

Urimi i plotë i kryetarit Ferati:

Sot festojmë 28 Nëntorin – festën e flamurit, ditën e shqiptarëve. 28 Nëntori na e kujton idealin e kombit, na e kujton sakrificën e grave e burrave më të mirë të kombit e punën e luftën e pashoq të Ismail Qemalit e Isa Boletinit me shokë. Po në këtë ditë, përkujtojmë 28 Nëntorin e Skënderbeut dhe festojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, e me krenari e falënderim kujtojmë ditën kur shokët e Ademit bënë paraqitjen e parë publike të ushtrisë që nuk u ndal deri në çlirimin përfundimtar - të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përzemërsisht, urime të gjithëve !
Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarëve!
Kryetari i Komunës
z. Ilir Ferati