Kryetari Ferati vizitoi Shoqatën e Pensionistëve të Istogut

IstogPostuar: 15:40 / 14.09.2023

Me këtë rast është njoftuar për së afërmi me aktivitetin e kësaj shoqate, e posaçërisht për mundësinë e renovimit të infrastrukturës, në mënyrë që pensionistët të kenë hapësira sa më të mira për aktivitetet e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Istog, Muharrem Shatri ka falënderuar Kryetarin Ferati për vizitën e tij, duke theksuar nevojat që kanë kjo shoqatë. Ndërsa Kryetari i Komunës Ilir Ferati, ka premtuar pensionistët për mundësinë e renovimit të infrastrukturës si dhe për mbështetje të tjera në përmirësimin e kushteve më të mira për ta.