Mbahen sesione informuese me temën “Parandalimi i Bullizmit, Delikuencës dhe Dhunës Emocionale” në shkollat e Komunës së Istogut
IstogPostuar: 17:39 / 06.12.2023
Sesionet informuese me nxënës kishin si qëllim informimin e nxënësve për shkaqet dhe pasojat që ka bullizmi dhe dhuna në shkolla dhe rëndësi të veçantë gjatë këtyre sesioneve i është kushtuar identifikimit, parandalimit dhe raportimit të dhunës si dhe ngritja e vetëdijes për të mos e toleruar bullizmin dhe dhunën në shkolla.