Mbahet diskutim publik për Draft Rregulloren për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istogut

IstogPostuar: 13:31 / 12.01.2024

Drejtori i Arsimit Naim Behlulaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj në detaje Rregulloren për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar në Komunën e Istogut para qytetarëve, drejtorëve të shkollave e pedagogëve, të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë projekt rregullore.

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij dokumenti, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://kk.rks-gov.net/istog/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.

Afati për vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve mbetet i hapur deri sot me datën 12.01.2024 ora 16:00.