Mbahet mbledhja e 23-të e Kuvendit Komunal të Istogut
Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme, kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit të punës së KKSB-së për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2023,
Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit të zbatimit të Planit të Veprimit për Transparencë për vitin 2023,
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog,
Rishqyrtimi i Vendimit të Hartës Zonale të Komunës së Istogut 2024-2032,
Raporti Vjetor i Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve- Istog,
Raporti i Planit Strategjik për Trashëgimin Kulturore dhe Natyrore për komunën e Istogut 2023-2027,
Raporti i punës së KRM Ambienti Njësia Operative Istog ( janar- dhjetor)2023,
Realizimi i planit Objektivat e menaxhimit të mbeturinave dhe plani operacional 2023 si dhe
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së KRM Ambientit njësia operative Istog, për ngritjen e çmimit të shërbimit të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe formimi i komisionit për ndarjen e bursave dhe për ankesa.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.