Mbahet mbledhja e 25-të e Kuvendit Komunal të Istogut

IstogPostuar: 12:36 / 29.03.2024

Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme, kuvendi shqyrtoi dhe miratoi këto pika të rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft - Statutit për QKMF në Komunën e Istogut,
Shqyrtimi dhe miratimi i  Draft - Strategjia Komunale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 - 2027) dhe
Plani i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 – 2026),
Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për vitin fiskal 2023,
Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.31/2024 i datës 29.02.2024 për këmbimin e pronës së paluajtshme private në pronësi të Ismet ( Avdyl) Halimaj me pronën e paluajtshme të komunës  së Istogut,
Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.32/2024 i datës 29.02.2024 për këmbimin e pronës së paluajtshme private në pronësi  të Arsim (Ramush) Avdiaj me pronën e paluajtshme të komunës  së Istogut,  
Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.33/2024 i datës 29.02.2024 për këmbimin e pronës së paluajtshme private në pronësi të Herolinda (Avdulla) Osmanaj me pronën e paluajtshme të komunës  së Istogut si dhe
Plotësim - Ndryshimi i Vendimit për themelimin e komitetit për Barazi Gjinore.

Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe  plotësim-ndryshimi i vendimit të themelimit të KPF-së dhe Komitetit për Komunitete me anëtar të ri.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.