Mbahet mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Istogut për vitin 2023
Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati , drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shpallja në diskutim publik e Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog, Shqyrtimi dhe Miratimi Projekt Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Përgjithshme dhe listes Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2024, Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim – Ndryshimit të Vendimit 01Nr.13/2020 të datës 28.02.2020 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronës së paluajtshme të Komunës në Gurrakoc, Miratimi i Hartave Zonale për Komunën e Istogut 2023-2031, Shfuqizimi i Vendimit 00Nr.60/2023 i datës 30.03.2023, për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën private.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.