Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Isogut
IstogPostuar: 15:36 / 15.09.2023
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara , Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2024 – 2026 si dhe Shpallja në diskutim Publik e Draft – Statutit të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Istogut.
Elaborimin e Draft Buxhetit për vitin 2024 – 2026 para anëtarëve të KPF-së e bëri Zyrtari Kryesor Financiar, Osman Sadikaj i cili sqaroi se si do të projektohet buxheti për vitin 2024-2026 në Komunën e Istogut.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.