Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Istogut
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024, shpallja në diskutim publik e Projekt Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme private me numër të parcelave P-70806057-00305-0 dhe P-70806057-00860-0 dhe këmbehet me pronë publike P.SH.Rrugët Publike me numër të parcelave P-70806057-00284-0, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për këmbimin e pronës private me numër të parcelave P-7082616-00030-9 me pronë publike P.SH.Rrugët Publike me numër të parcelave P-70806016-00031-3,Vendim për Shfuqizimin e Vendimit 01.Nr.157/2019 i datës 26.12.2019 si dhe Vendim për Shfuqizimin e Vendimit 01.Nr.156/2019 i datës 26.12.2019.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.