Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Istogut
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara , Shpallja në diskutim publik e Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog, Shqyrtimi dhe Miratimi Projekt Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Përgjithshme dhe listës së Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2024 si dhe Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim – Ndryshimit të Vendimit 01Nr.13/2020 të datës 28.02.2020 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronës së paluajtshme të Komunës në Gurrakoc.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin: Hartat Zonale të Komunës së Istogut 2023-2031 si dhe Shfuqizimi i vendimit nr.60/2023 i datës 30.03.2023 për këmbimin e pronës së paluajtshme private me pronën e paluajtshme të Komunës së Istogut.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.