Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Istogut
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara , Shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për vitin 2023, Shqyrtimi i raportit të punë së KKSB-së për vitit 2023, Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2023,Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit për vitin 2023,Shqyrtimi i Raportit të zbatimit të Planit të Veprimit për Transparencë për vitin 2023 si dhe Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe Rishqyrtimi i Vendimit të Hartës Zonale të Komunës së Istogut 2024-2032, Raporti Vjetor i Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve- Istog,
Raporti i Planit Strategjik për Trashëgimin Kulturore dhe Natyrore për komunën e Istogut 2023-2027, Raporti i punës së KRM Ambienti Njësia Operative Istog ( janar- dhjetor)2023, Realizimi i planit Objektivat e menaxhimit të mbeturinave dhe plani operacional 2023 si dhe Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së KRM Ambientit njësia operative Istog për ngritjen e çmimit të shërbimit të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.