Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Istogut
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara , Shpallja në diskutim publik e Draft - Statutit për QKMF në Komunën e Istogut, Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.195/2023 i datës 30.11.2023 për këmbimin e pronës së paluajtshme private me pronën e paluajtshme të komunës së Istogut si dhe Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.209/2023 i datës 28.12.2023 për plotësim dhe ndryshimin e vendimit 00Nr.13/2020 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronës së paluajtshme të komunës me ''Ulpiana Balaj'' ShPK.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emër të z. Ismet Halimaj, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emër të Arsim Avdijaj, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emër të Herolinda Osmanaj si dhe Shpallja në diskutim Publik e Draft - Strategjia Komunale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 - 2027) dhe Plani i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 – 2026).
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.