Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Istogut
Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Dhënia e betimit të anëtarit të ri të Kuvendit, Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2024 – 2026 si dhe Shpallja në diskutim Publik e Draft – Statutit të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Istogut.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe Plani i Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijëve.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit.