Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Istogut
IstogPostuar: 19:29 / 27.06.2023
Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Planit Zhvillimor të Arsimit të Komunës së Istogut,
- Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026 si dhe
- Shqyrtimi dhe Miratimi i listës për projekte të reja kapitale në bashkëfinancim me komunitetin për vitin fiskal 2023.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.