Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit Komunal të Istogut për nder të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Me një mbledhje solemne Kuvendi i Komunës së Istogut ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku përveç, Kryesuesit, këshilltarëve, kryetarit të Komunës, anëtarëve të ekzekutivit, ishin të pranishëm edhe përfaqësues institucionesh lokale, anëtarë të familjeve të dëshmorëve e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari Ferati, bashkë me kabinetin e tij dhe anëtarë të familjeve së dëshmorëve e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe dhe vendosen kurora-lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve të Istogut dhe Shtatorja e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
Për nder të Ditës së Pavarësisë janë organizuar edhe aktivitete të shumta kulturore në Komunën e Istogut, si; “Me nder i shërbej atdheut” – Ligjëratë nga FSK dhe PK me maturantët e Komunës së Istogut, Shfaqje nga nxënësit e shkollave fillore “Gara e Pavarësisë”, Ekspozitë “Promovimi i pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes artit” si dhe Koncert - Trashëgimia kulturore “Pasqyrë dhe Urë”.
Gëzuar për Kosovën tonë shtet!