Mbahet takimi publik me qytetarë për raportin 6 mujor të punës së Kryetarit Ferati
IstogPostuar: 15:14 / 13.07.2023
Në këtë takim ishin prezent, Kryetari, Ilir Ferati, drejtorë të drejtorive përkatëse të Komunës së Istogut dhe qytetarë të shumtë.
Pasi u lexua raporti i punës së Kryetarit nga data 01.01.2023 - 30.06.2023, fjalën e mori Kryetari i Komunës Ilir Ferati, i cili ndër të tjera tha se : “Ky raport pasqyron në mënyrë të detajuar realizimin e projekteve, hartimin dhe propozimet e rregulloreve dhe vendimeve të ndryshme, si dhe punët e detyra të tjera të rregullta nga fushëveprimi dhe kompetencat e ekzekutivit.”
Pas leximit të raportit, qytetarët parashtruan pyetje, drejtuar Kryetarit Ferati cili me përgjegjësi të plotë u përgjigj për secilin qytetarë veç e veç.