Miratohet buxheti i Komunës së Istogut
IstogPostuar: 19:51 / 25.09.2023
Postimi i plotë i kryetarit Ferati:
BUXHETI I ISTOGUT PËR TË GJITHË!
14 milionë e 996 mijë e 939 euro, do të jetë Buxheti i Komunës së Istogut, për vitin 2024. Krahasuar me vitin 2023 kemi rritje të buxhetit rreth 2 milionë euro.
Sot, Kuvendi i Komunës së Istogut miratoi buxhetin për vitin 2024, me ç’rast falënderoj kuvendaret për diskutimet dhe përkrahjen!
Sa i përket investimeve kapitale ne kemi ndarë rreth 4 milionë euro nga buxheti ku përfshihen:
- Ndërtimi i Infrastrukturës për “Smart City”,
- Ndërtimi i Tregut të Ri,
- Ndërtimi i QKMF-ës së Re në Istog,
- Rregullimi i shtratit të lumit të Istogut,
- Ndërtimi i parkut pushues dhe rekreativ në Banjë,
- Salla Sportive,
- Qendra Rinore.