Ndahen mirënjohje për 25 nxënës nga Komuna e Istogut

IstogPostuar: 15:13 / 31.07.2023

Mirënjohjet janë ndarë për sukseset e treguara të nxënësve në garat komunale, republikane dhe kombëtare të Matematikes dhe Fizikës.

Drejtori i Arsimit, Naim Behlulaj, në fjalën e tij uroj të gjithë nxënësit fitues dhe tha se Komuna e Istogut do të mbetet e përkushtuar të kontribuoj me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në lëndë të ndryshme mësimore.